Çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi policinë dhe KFOR-in?

"Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt."

Policia e Kosovës dhe KFOR-i gjatë ditës së djeshme janë sulmuar në një fshat të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta.

Atyre u është bllokuar rruga dhe janë hedhur shishe xhami në drejtim të tyre.

Policia në raport ka njoftuar se kjo ka ndodhur rreth orës 04:05, dhe se çfarë u gjet në shtëpinë e tij.

“Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe,  po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.”

Ndërkaq, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjtit, ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të  ushtrisë.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika