Charles III në krye të Mbretërisë së Bashkuar

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Wales-it. Charles u shpall zyrtarisht Mbret të shtunën, ngjarje e cila ndodhi në Pallatin St James në Londër

King Charles III

Gjithë jetën e tij, Mbreti Charles III ka qenë nën hijen e grave me më shumë pushtet se sa ai.

Së pari, nëna e tij, mbretëresha. Më pas, gruaja e tij e parë, Diana. Më pas, vitet e fundit, Meghan Markle, me shkëputjen e saj nga Buckingham Palace dhe intervistën e saj të bujshme me Oprah, duke pretenduar se kishte racizëm në familjen mbretërore.

Gjersa gratë rreth tij ishin në qendër të vëmendjes, Princi i Wales-it kaloi dekada duke u përpjekur të gjente veten dhe të vërtetonte se ai nuk ishte thjesht një stoli, duke u shqetësuar se nuk donte një jetë me polo dhe prerje shiritash.

Mbretëresha Elizabeth II, Prince Charles, Princess Diana

Këtë dinamikë e pashë nga afër, në vizitën e Princit Charles dhe Princeshës Diana në Washington në vitin 1985, katër vjet pasi u martuan. Ata sollën 7 mijë paund bagazh.

Është e vështirë të mbahet mend, por në publik, ata dukej se kënaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në atë kohë, me buzëqeshje, mbyllje syri dhe ngacmime.

Charles ishte simpatik dhe vetë-përçmues, duke biseduar me ligjvënësit dhe ‘hoi polloi’(njerëzit) për gjithçka, nga arkitektura e Baltimores deri te hiti televiziv “Dynasty”.

Ai ishte aq i butë njerëzit e krahasuan atë me Cary Grant. Edhe gazetarët thumbues të tabloidit britanik në udhëtim ishin në humbje për të gjetur një kënd negativ. “Mendoj se miti i të qenit i çuditshëm është rrëzuar nga ai vetë”, tha James Whitaker, atëherë vëzhguesi mbretëror nga Daily Mirror.

Por ndërsa vizita mbaroi, kokat u kthyen drejt Dianës. Nëse familja mbretërore janë yjet e fundit të mëdhenj të filmit pa zë, siç thonë disa, këtu ishte Garbo.

Diana fliste rrallë në publik. Ajo nuk ishte e detyruar. Kur çifti përjetoi Americana në një qendër periferike, ajo zbuloi ‘The Look’. Ajo kishte një pamje sa të ngrysur aq dhe të turpshme.

Prince Charles dhe Princess Diana

Dukej se Diana e shijonte aftësinë e saj për të tërhequr gjithë vëmendjen pa as edhe një fjalë. Charles dukej se e trajtonte mirë, por pyesja veten se si do të funksiononte në planin afatgjatë. (Nuk funksionoi.)

Kulmi i udhëtimit erdhi kur Nancy Reagan luajti kumbarën e Hirushes në një darkë në Shtëpinë e Bardhë. Diana kishte veshur një fustan plishi ngjyrë blu të mesnatës dhe një çafore me perla dhe diamant safir. Ndërsa princesha filloi të trokiste gishtat në tavolinë dhe këmbët në dysheme nën tingujt e muzikës, zonja Reagan udhëhoqi partnerin e Dianës në kërcim: John Travolta. Banda e Marinës kishte praktikuar “Night Fever” dhe dyshja magjepsëse u rrotulluan. “Diana’s Saturday Night Fever,”, njoftoi Daily Mail.

“Ajo është një lëvizëse e vogël e mrekullueshme,” tha më pas z. Travolta.

Diana ishte euforike. Dukej se askush nuk e vuri re nëse Charles po kalonte mirë.

Unë u rrita në një familje irlandeze të pjekur në hidhërim për shtypjen britanike. Monarkia më duket si një relikë e shtrenjtë dhe mendoj se Mbreti Charles, më në fund në fron në moshën 73-vjeçare, do të përballet me një problem në të cilën ish-kolonitë mund të konsiderojnë ta heqin atë si kreun e shtetit.

Gjithmonë e kam menduar Mbretëreshën Elizabeth si një figurë të nepotizmit dhe kolonializmit. Por me kalimin e kohës viktimizimi u bë modë, ndërsa unë fillova të kisha një admirim për qëndrueshmërinë e saj ndaj dhimbjeve dhe vështirësive.

Më pas, në vitin 2011, unë mbulova udhëtimin e saj të ngarkuar në Irlandë, i pari nga një monark britanik në një shekull. Papritur kuptova se si një lëvizje e vogël e kokës së saj mund të qetësonte mbi 800 vjet gjakderdhje dhe urrejtje.

Irlandezët në fillim ishin skeptikë, duke mos dashur të trajtoheshin si subjekte. Gerry Adams u ankua se vizita ishte shumë e shpejtë. (Ndoshta prisni një shekull tjetër.) Edhe rojet e mbretëreshës ishin skeptike. Ajo kishte sigurinë më të rreptë ndonjëherë në ishull.

Si mund të kalonte mbretëresha Elizabeth pas vrasjes së vitit 1979 nga ‘I.R.A.’(Ushtria Republikane Irlandeze) të kushëririt të saj Lord Mountbatten dhe nipit të tij 14-vjeçar? Disa zyrtarë në qeverinë irlandeze, në fund të fundit, kishin qenë pjesë e ‘I.R.A.’(Ushtrisë Republikane Irlandeze).

Dhe si mundën irlandezët të kalonin tmerrin e të dielës së përgjakshme të vitit 1972, kur forcat britanike vranë 14 civilë të pafajshëm?

Mbretëresha foli një frazë në gjuhën e përsosur Gaelic dhe shprehu keqardhje për mënyrën sesi Britania e kishte bërë Irlandën të vuante. Ajo tha se të dyja palët duhet të jenë “në gjendje t’i përkulen të kaluarës, por të mos jenë të lidhura me të”.

Ajo vizitoi Garden of Remembrance (Kopshtin e Kujtesës), një memorial për patriotët irlandezë që vdiqën duke luftuar për pavarësinë, duke vendosur një kurorë me lule te memoriali dhe duke ulur kokën. Ajo bëri homazhe me veshjet e rrobaqepësit të saj irlandez: një fustan me 2091 ‘shamrocks’ të qepura me dorë, kapele të zbukuruara me pupla jeshile, një karficë harpe irlandeze e bërë nga kristale Swarovski, zonja në 50 nuanca të gjelbërta.

Mbretëresha tregoi të gjithë ndjeshmërinë dhe ngrohtësinë që nuk mund ta shfaqte kur Diana vdiq. Në fund të vizitës, irlandezët ishin shkrirë. Ata e thërrisnin Mbretëreshën Elizabeth “nëna e tyre dorëlëshuar, bujare”, “Liz”, dhe disa madje tundnin me dorë ‘Union Jacks’(flamuj të MB). Garda e saj e nderit irlandeze i dha asaj pseudonimin “Eilis A Do”, në gjuhë Gaelic për Elizabeth II.

Gratë që ishin hije për Charles janë zhdukur tani. Ne do të shohim se çfarë mund të bëjë ky mbret i ri, pasi të mbledh çmimin e tij në lotarinë e trashëguar dhe pasi hyn në qendër të vëmendjes që i takon e gjitha vetëm atij.

Të fundit nga rubrika