Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Milanit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Situata më e diskutueshme ka ndodhur në minutën e 18-të, ku Fikayo Tomori tërhoqi Mason Mount nga pas, i cili ishte gati të gjuante në portën e Ciprian Tatarusanu.

Ai akordoi penallti dhe e ndëshkoi Tomorin me karton të kuq direkt. Nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho, i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e 34-të, u shënua edhe goli i dytë, kur Mason Mount asistoi te Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 2-0.

Penalty⚽ Goal! Milan 0-1 Chelsea (Jorginho)

Jorginho⚽with the same pattern of playing penalties pic.twitter.com/hm0nt98vvH

— Linz 🇳🇬 🇧🇯 (@linztechgr) October 11, 2022