Chelsea futet në garë për Bellingham, oferta është gati

Për lojtarët e mirë dhe të dalluar, gjithmonë konkurrenca për nënshkrimin e kontratave është e lartë, ndër ta është edhe Jude Bellingham, për të cilin më shumë se shtatë ekipe janë të interesuara

Jude Bellingham vazhdon të mbetet një nga mesfurorët e rinj më të kërkuar në Evropë. Mesfushori anglez po shkëlqen te Borussia Dortmund dhe kështu, ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha botërore.

Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës refuzoi disa oferta pasi nuk donin të hiqnin dorë nga ylli i tyre pas largimit të Haaland.

Megjithatë, klubi gjerman vështirë se do të mund ta mbajë në skuadër në janar anglezin për të cilin ka oferta të shumta.

The Sun ka raportuar se edhe Chelsea i është bashkuar garës për Bellingham dhe është gati që të bëj një ofertë mbi 130 milionë euro për reprezentuesin anglez.

19-vjeçari gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli, dhe se janari ndoshta mund të jetë koha ideale, pas botërorit, për rikthimin e tij.

Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë për të nënshkruar me Bellingham, pasi pas tij janë vënë edhe Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool, PSG e Real Madrid.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika