Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube

(E përditësuar) – Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube, pas një performance mbresëlënëse në finalen kundër Paris Saint-Germain, duke fituar me rezultat bindës 3-0 në stadiumin MetLife në New Jersey.

Skuadra londineze e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, me tre gola të shpejtë që tronditën kampionët e Evropës.

Ylli i ri, Joao Pedro, dhe Cold Palmer shkëlqyen me një paraqitje brilante.

PSG, e cila synonte trofeun e pestë për këtë sezon të suksesshëm, u tregua e pafuqishme përballë intensitetit së Chelseat. Megjithëse mbante statusin e favoritit, skuadra franceze nuk arriti të rikthehej në lojë, ndërsa londinezët dominuan në çdo aspekt.

Dominim total – Chelsea 3-0 kundër PSG-së

Chelsea ka kaluar në epërsi të thellë 3-0 ndaj kampionëve të Evropës, duke e dominuar totalisht ndeshjen.

Goli i tretë erdhi në minutën e 43-të nga Joao Pedro, pas një aksioni të shpejtë me Palmer dhe Gusto.

Braziliani mposhti Donnarummën me qetësi, duke shënuar golin e tretë personal në tre ndeshjet e fundit.

PSG duket e pafuqishme përballë intensitetit të londinezëve, ndërsa Chelsea është shumë pranë trofeut të madh botëror.

Ndeshja po vazhdon, por me këtë rezultat, Chelsea duket se po ecën drejt një fitoreje historike.

Chelsea në epërsi ndaj PSG-së

Chelsea ka befasuar Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube, me dy gola në epërsi deri më tani.

Dy golat e ndeshjes i realizoi Cole Palmer në minutën e 22-të dhe në minutën 30-të në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Chelsea – PSG: Beteja për Botërorin

Nga ora 21:00, sytë e botës së futbollit do të jenë të drejtuar drejt stadiumit gjigant MetLife në New Jersey, ku Chelsea dhe Paris Saint-Germain përballen në finalen e shumëpritur të Kupës së Botës për Klube.

Kampionët e Evropës, PSG, synojnë ta përmbyllin sezonin e jashtëzakonshëm me trofeun e pestë, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, kampionatin francez dhe Kupën e Francës.

Me një skuadër të mbushur me yje dhe një trajner që ka ndërtuar një makineri fituese, parizienët janë favoritë në letër.

Nga ana tjetër, Chelsea kërkon të vendosë pikën kulmore mbi një sezon rilindjeje.

Stadiumi MetLife, me kapacitet prej 82,500 vendesh, pritet të jetë i mbushur plot për këtë duel mes dy prej klubeve më të pasura dhe më ambicioze në botë.

Fituesi i finales do të shpërblehet me 7.3 milionë paund shtesë në fondin e çmimit, por më shumë se aq, është fjala për krenari, prestigj dhe emër në histori.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika