Chelsea shkarkon trajnerin Thomas Tuchel

Trajneri Thomas Tuchel është shkarkuar nga Chelsea pas humbjes ndaj Dinamo Zagrebit. Klubi ka thënë se Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës

Thomas Tuchel

Klubi i futbollit, Chelsea ka njoftuar se trajneri Thomas Tuchel është shkarkuar.

Trajneri gjerman, i cili fitoi Champions League me Blutë në vitin 2021, u shkarkua pas humbjes 1-0 të së martës ndaj Dinamo Zagrebit.

“Klubi i Futbollit Chelsea ka ndarë sot shoqërinë me trajnerin Thomas Tuchel,” ka thënë Chelsea në deklaratën e tyre zyrtare .

Klubi ka shprehur mirënjohje ndaj trajnerit në fjalë dhe stafit të tij. Sipas tyre, Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu”, thuhet tutje në deklaratën e tyre.

Thomas Tuchel

Po ashtu, Chelsea ka bërë të ditur se stafi stërvitor do të marrë përgjegjësinë për skuadrën, për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme, pasi klubi duhet të lëvizë me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri.

Ndërsa, sipas tyre nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit.

Tuchel u shkarkua nga Chelsea pas 100 ndeshjesh në krye të skuadrës perëndimore të Londrës.

Vendimi për shkarkim të trajnerit të Chelseas erdhi një ditë pasi skuadra humbi nga Dinamo Zagreb 1-0, në ndeshjen e parë të grupit në Champions League.

Në gusht, Blutë u mundën 3-0 nga Leeds United, përpara se të pësonin edhe një humbje 2-1 nga Southampton nëntë ditë më vonë.

Chelsea theu rekordin e shpenzimeve të transferimeve në Premier League këtë verë, duke shpenzuar 253.79 milionë funte për lojtarë të rinj, por kjo nuk e ka penguar klubin të shkarkojë trajnerin e tyre të nderuar.

Ndërkaq, Chelsea ka humbur dy nga gjashtë ndeshjet e para në Premier League.

Chelsea ishte skuadra me shpenzimet më të larta në Evropë gjatë afatit kalimtar me një shpenzim prej afro 300 milionë dollarësh.

Tuchel në bisedime për vazhdimin e kontratës me Chelsea

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika