Chollet: Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Srpska, përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve Kosovës janë humbje kohe

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folura rreth dialogut ne mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me rëndësi që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Dhe kjo sipas Chollet, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska.

“…për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me rëndësi që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mendojmë se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska dhe Asociacionit të ardhshëm”, ka thënë Chollet për “N1”.

“Duhet të jem i qartë, nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, ka shtuar Chollet.

Ai gjithashtu shtoi e se përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie.

Chollet nuk ka dashur të flasë për specifikat lidhur me juridiksionin e mundshëm të Asociacionit, duke thënë se këto detaje duhet të “lustrohen” përmes dialogut.

I pyetur për spekulimet e mediave rreth të ashtuquajturit propozim franko-gjerman, për të cilin presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se përfshin një formë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Chollet shtoi se nuk dëshiron të flasë për specifika.

“SHBA-ja mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi (i saj) është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, ka thënë Chollet.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika