Chollet ia bën të qartë Kurtit: Është koha të diskutohet për asociacionin
Në prag të takimit Kurti-Vuçiq, ky i pari e mori një thirrje telefonike nga Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai ka treguar të shtunën se në këtë bisedë me Kurtin ka bërë të ditur qëndrimin amerikan se është koha që të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo […]
Në prag të takimit Kurti-Vuçiq, ky i pari e mori një thirrje telefonike nga Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Ai ka treguar të shtunën se në këtë bisedë me Kurtin ka bërë të ditur qëndrimin amerikan se është koha që të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo bisedë, sipas ligjëruesit universitar Abit Hoxha, është paralajmërim për aprovimin e një diçkaje që janë pajtuar më herët.
“Nuk mund të interpretohet si presion sepse Chollet vetëm e ka bërë të ditur se Kurti është pajtuar me implementimin e planit franko-gjerman dhe në realitet kjo është një sinjal që do të implementojë Bashkësinë e Komunave por edhe Planin Evropian”, ka deklaruar Abit Hoxha – Profesor.
Ndërsa profesori, Milazim Krasniqi po konsideron që thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve amerikan janë ultimatume.
“Biseda e djeshme është veç finalizim i presioneve që ekzistojnë në këtë drejtim, sigurisht është e dobishme sepse ka detaje që duhet të sqarohen, por ajo që është e qartë është që kur amerikanët mbërrijnë në fund të procesit ata e përdorin metodën merre ose lëre”, ka theksuar Milazim Krasniqi – Profesor.
Për këtë çështje për Portalin Dukagjini ka folur edhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Server.
Sipas tij, një propozim i cili nuk lë hapësirë për diskutim dhe ofrim të ideve, nuk ka kuptim.
Serwer shton se vetë dialogu dhe po ashtu, marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse paraqiten në formatin “merre ose lëre”.















