Chollet ia ka bërë me dije Vuçiqit se Amerika e mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit në Bruksel
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet, e ka falënderuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për angazhimin që ky i fundit është duke bërë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për të zgjedhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më tej, Chollet ka theksuar se SHBA-ja mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit në Bruksel në mes […]
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet, e ka falënderuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për angazhimin që ky i fundit është duke bërë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për të zgjedhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më tej, Chollet ka theksuar se SHBA-ja mbështet fuqishëm takimin e 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Për të shprehur mbështetjen e fortë të SHBA-së për takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për angazhimin konstruktiv në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar ne Twiterr Chollet.
Spoke with President Vucic @predsednikrs today to express strong U.S. support for the February 27 meeting with EU HR/VP Borrell in Brussels. Welcomed Serbia’s continued commitment to constructive engagement on the EU proposal for securing peace and stability in the region.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 26, 2023
Ai ka përfunduar duke thënë se qëllimi i këtij plani evropian është që të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.















