Chollet kërkon urgjentisht krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe
Në takimin që pati me një grup të gazetarëve, ku ishte edhe përfaqësuesi i Gazeta Blic, Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se është urgjent krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se SHBA-ja nuk mbështet aranzhmane që nuk janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, […]
Në takimin që pati me një grup të gazetarëve, ku ishte edhe përfaqësuesi i Gazeta Blic, Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se është urgjent krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se SHBA-ja nuk mbështet aranzhmane që nuk janë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, apo me vendimet e saj.
Sa i përket krizave të fundit në veri të vendit, Chollet tha se nuk dëshirojnë të shpenzojnë kohë me menaxhimin e krizave, por se dëshirojnë përparimin e Kosovës drejt integrimeve.
Sipas tij, është urgjente që Kosova të përfshihet në dialog, i cili është i përqendruar në njohjen reciproke, pra mbështetur në atë që Presidenti Biden ka theksuar në letrën e tij, se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.
Chollet tha se gjatë takimeve të sotme ka parë dëshirë dhe vullnet nga Qeveria e Kosovës për tu përfshirë ne dialog dhe që të përvjel mënget që të punojë në këtë drejtim, raporton Gazeta Blic, transmeton Dukagjini.com.
Gazeta Blic pas pak do ta publikoj transkriptin e plotë të Chollet me disa gazetarët nga mediat kryesore të vendit.















