Chollet për bisedimet Kosovë-Serbi: Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen reciproke
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke. Sipas Chollet, çështja më e rëndësishme është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është për normalizimin me bazë njohjen reciproke në mes të dyja vendeve. “Ne […]





Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke.
Sipas Chollet, çështja më e rëndësishme është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është për normalizimin me bazë njohjen reciproke në mes të dyja vendeve.
“Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës”, ka deklaruar Chollet për Zërin e Amerikës.
Më tej ai ka thënë se ShBA-të do të bëjnë gjithçka që munden, “që ta mbështesim dhe kjo do t’i mundësonte Kosovës ecjen në këtë rrugëtim drejt integrimit evropian … sepse ne duam ta shohim Kosovën të vazhdojë në rrugën drejt integrimit më të madh evropian”.
“Kosova është një partnere e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. Unë e di që Kosova është një vend shumë pro-amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend shumë pro-Kosovës dhe sigurisht ne kemi pasur një rol kritik në përpjekjet e Kosovës për të fituar pavarësinë”, ka përfunduar Chollet.




















