Këshilltari Speciali i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Derek Chollet, ka thënë se ka pasur një bisedë të rëndesishme me Kryeministrin e Kosovës Albin  Kurti për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E Vlerësoj angazhimin [e Kurtit] konstruktiv dhe fleksibil”, ka shkruar Chollet

“Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Important conversation with @albinkurti on Dialogue. Appreciate 🇽🇰engaging constructively and flexibly. Looking forward to continued partnership on advancing ongoing efforts towards normalization of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/r8Ic3WHFWU

— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 11, 2023

Nga presidenca në kryeministri, Chollet takohet me Kurtin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pas takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.