Chollet takohet me Daçiq, theksohet mbështetja për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në SHBA.

Chollet, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka cilësuar si takim të mrekullueshëm.

“Në vazhdimësinë e telefonatës së sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me mnistrin e Jashtëm serb Dacic. U rikonfirmua miqësia e kahershme mes SHBA-Serbisë dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon”, ka shkruar Chollet.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken.

Vuçiq bëri të ditur se me Blinken kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe dialogun mes dy shteteve.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun Beograd-Prishtinë dhe veçanërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë synimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.

Më tej, Vuçiq tha se me Blinken kanë rënë dakord që Serbia dhe ShBA-të kanë mundësi të shumta për ta përmirësuar partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika