Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Chris Hipkins

Chris Hipkins është betuar të mërkurën si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, duke pasuar Jacinda Ardern e cila ka dhënë dorëheqjen papritur javën e kaluar.

Hipkins, 44 vjeç, është zotuar se do të fokusohet në ekonomi dhe të luftojë inflacionin, raporton Reuters.

Ai ka më pak se nëntë muaj për t’u përgatitur për zgjedhje të përgjithshme.

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, ka thënë Hipkins në ceremoni.

“Jam energjik dhe i emocionuar nga sfidat që më presin”, ka vijuar tutje.

Ceremonia e betimit u drejtua nga guvernatori i përgjithshëm i Zelandës së Re, Cindy Kiro, përpara miqve dhe kolegëve të Hipkins.

Carmel Sepuloni, gjithashtu, bëri betimin si zëvendëskryeministre e re. Ajo e ka uruar Hipkinsin dhe ka shprehur mirënjohjen për besimin e tij.

Hipkins shërbeu si ministër i Arsimit dhe Policisë nën kryeministrinë e Ardern. Ai u bë i njohur për publikun gjatë pandemisë COVID-19, kur mori një lloj roli menaxhues të krizave.

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr.

Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika