Çiftet që u pëlqyen më shumë në Oscar 2022

Është folur shumë për mbrëmjen e djeshme të çmimeve Oscar. Magjinë që solli Beyonce përmes performancës së saj, shuplaka e papritur e Will Smith kundrejt Chris Rock, ishin disa nga ngjarjet që karakterizuan natën e mbrëmshme.

Sigurisht,  vëmendje iu kushtua edhe yjeve që kalonin nëpër tapetin e kuq  me veshjet e tyre të përzgjedhura. Vëmendjen më të madhe morën çiftet më të famshëm të Hollywood-it, si:

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey në Oscar 2022

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey, për herë të parë kanë kaluar nëpër tapetin e kuq së bashku. Për këtë event, Michael dukej i mprehtë me një smoking të zi metalik, ndërsa, Lori mahniti me një fustan të shkëlqyeshëm, ngjyrë kremi. Çifti në fjalë janë në lidhje që nga nëntori i vitit 2020.

Penélope Cruz dhe Javier Bardem

Penélope Cruz dhe Javier Bardem në Oscar 2022

Javier Bardem ka lavdëruar gruan e tij, Penélope Cruz, për nominimin e saj për aktoren më të mirë.

“Penelope bëri diçka të jashtëzakonshme, sepse ajo është nominuar për herë të dytë për një rol në spanjisht dhe e mbshtes atë”, ka thënë Bardem.

Denzel Washington and Pauletta Washington

Denzel Washington and Pauletta Washington në Oscar 2022

Denzel Washington ka bërë historinë e Oscars me nominimin e tij për “Tragjedia e Makbethit”. Me 10 nominime, ai tani është aktori me ngjyrë më i nominuar.

 Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith në Oscar 2022

Për punën e tij në filmin biografik “King Richard”, Will Smith ka fituar çmimin e tij të parë Oscar. Duke treguar mbështetjen e saj, Jada Pinkett Smith në fotot e saj në Instagram përpara ngjarjes ka shkruajtur, “Mbani gishtat të kryqëzuar”.

Kristen Stewart dhe Dylan Meyer

Kristen Stewart dhe Dylan Meyer në Oscar 2022

E nominuar për aktoren më të mirë në filmin “Spencer”, Kristen Stewart ka kaluar në tapetin e kuq me skenaristen Dylan Meyer. Stewart e ka konfirmuar fejesën e tyre në nëntor 2021.

 

Jamie Dornan dhe Amelia Warner

Jamie Dornan dhe Amelia Warner në Oscar 2022

Jamie Dornan luan rolin e një bashkëshorti dhe  një babai të përkushtuar në filmin e nominuar për Oscar “Belfast”. Ai ka kaluar në tapetin e kuq me gruan e tij, Amelia Warner, me të cilën ai ka tri vajza.

 

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika