Çifti i vetëm shigjetar në Kosovë

Gjuajtja në hark është art në vete. Mirëpo, sporti i shigjetarisë në Kosovë nuk është mjaftë i zhvilluar, por ka pasionant të këtij sporti, madje edhe prej shumë vitesh

Është ndër sportet më atraktive, i cili shpesherë quhet edhe art. Madje ata që e praktikojnë, thonë që është i papërshkrueshëm.

Kështu e përshkruan edhe shigjetari Nevron Skënderi, i cili para më shumë se 19 viteve e kishte filluar vetëm për argëtim, pa e ditur se ky lloj sporti do t’i bëhej dëshira më e madhe.

Ai ka thënë se ndonëse disa teknika kanë ndryshuar, fokusi dhe kontrolli në këtë sport mbetën të njëjta.

“Kam filluar shigjetarinë në vitin 2003-2004. Kam marrë pjesë nëpër kampe ndërkombëtare të rinisë. Aty ka pasur pika për të gjuajtur dhe pika për trajnim të shigjetarisë. Në ndërkohë duke shkuar nëpër kampingje, jam trajnuar në shigjetari”, ka shtuar Skënderi.

Para tetë viteve, Nevroni ishte njoftuar me Diedonën. Ndonëse ajo nuk kishte pasur njohuri fare për këtë sport, dalja me të e kishte bërë shumë kurioze.

Dhe kështu pak muaj më vonë, Diedona u bë një shigjetare e dalluar.

“Shigjetarinë si fillim e ka nis Nevroni. Pasi që e kam njoft Nevronin, e kam pasur çdoherë kurreshtjen se a mundem edhe unë të jem trajnere e shigjetarisë. Duke pas mbështetjen e Nevronit tani edhe unë jam trajnere për shigjetari”, ka thënë Diedona.

Gjuajtja në hark është art në vete.

Nevroni ka thënë se për ta mësuar shigjetarinë, duhen disa hapa, mirëpo edhe një koncentrim i madh.

Vendi dhe mjetet me të cilat luhet ky sport, janë shumë të rëndësishme. Ato duhet të jenë të sigurta dhe larg njerëzve.

Shigjetaria, sipas Nevronit dhe Diedones është një argëtim i pa përshkrueshëm. Ata kanë thënë se gjuajtja me hark shkakton varësi, mirëpo një varësi të mrekullueshme.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika