Cihan Yilmaz emërohet Drejtor Menaxhues i Bankës TEB

Prishtinë, 5 Janar 2025 – Banka TEB ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Cihan Yilmaz ne pozitën e Drejtorit Menaxhues, me efekt nga 1 Janar 2026. Yilmaz pason Orcun Ozdemir, i cili do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e bankës si anëtar i Bordit të Drejtorëve të TEB Sh.A.

Me 19 vite përvojë në sektorin bankar dhe shërbimet financiare, Yilmaz sjell ekspertizë të provuar në strategji, bankim për individë dhe NVM, transformim digjital, menaxhim risku dhe përvojë të klientit.

Ayse Asardag, Kryetare e Bordit të Drejtorëve në TEB Bank, në lidhje me emërimin tha: “Jemi të bindur se lidershipi dhe vizioni i z. Yilmaz do të forcojnë pozicionin e TEB Bank në treg dhe do të përforcojnë angazhimin tonë për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bankim të orientuar drejt klientit.”

Yilmaz shtoi: “Është një nder të udhëheq TEB Bank Kosova. Pres me padurim të punoj ngushtë me ekipet tona për të ndërtuar mbi themelet e forta, për të rritur vlerën për klientët tanë, për të kontribuar pozitivisht në ekonomi dhe komunitetet që shërbejmë, si dhe për të siguruar përputhshmëri të plotë me kërkesat rregullatore.”

Nën udhëheqjen e tij, TEB Bank do të vazhdojë të fokusohet në prioritetet strategjike: Digjitalizimi, Përfshirja financiare, Rritja e biznesit në Retail dhe Kartela, Mbështetja për NVM, Qëndrueshmëria dhe ESG dhe Inovacioni.

Rreth TEB Bank

Që nga 2008, TEB Bank është e pranishme në Kosovë si një ndërmarrje e përbashkët me BNP Paribas apo Bankën më të madhe në Eurozonë. Me një pozicion të fortë në Retail dhe Kartela, TEB Bank ka sjellë standarde moderne bankare në Kosovë, duke ofruar zgjidhje financiare inovative dhe duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me klientët dhe stafin.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika