Cila është e ardhmja e Vëllaznimit? Zhubi tregon në “Duelin Sportiv”
Drejtori i KF Vëllaznimit, Ilirjan Zhubi, ka thënë se kryesia e re e klubit ka plan pesë vjeçar. Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Zhubi tha se beson që e ardhmja e skuadrës nga Gjakova do të jetë e mirë. ‘’Besoj që do të bëjmë hapa të mirë, hapa stabil dhe ky plani ynë […]
Drejtori i KF Vëllaznimit, Ilirjan Zhubi, ka thënë se kryesia e re e klubit ka plan pesë vjeçar.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Zhubi tha se beson që e ardhmja e skuadrës nga Gjakova do të jetë e mirë.
‘’Besoj që do të bëjmë hapa të mirë, hapa stabil dhe ky plani ynë pesë vjeçar do të përfshijë shumë gjëra,’’ potencoi ai.
Zhubi shtoi se qëllimi kryesor do të jetë që të paktën 100-vjetorin e klubit ta festojnë në mënyrën e duhur.
‘’Qëllimi kryesor i yni do të jetë të paktën që 100-vjetorin ta festojmë ashtu siç na ka hije,’’ tha ai.
Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.
Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.















