Cila ishte festa e futbollistëve shqiptarë pas fitores?

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke dhe tani me një këmbë është në Kampionatin Evropianin e dytë në histori

Jasir Asani

Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Çekisë.

Kjo fitore e ndriçon rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2024, duke e bërë Shqipërinë të ëndërrojë për një shfaqje të mrekullueshme në këtë turne të rëndësishëm.

“Kuqezinjtë” triumfuan me një rezultat bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me një gol të shënuar në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, Shqipëria siguroi një fitore e cila i vendosi në krye të grupit me 13 pikë.

Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”.

Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre.

“3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.

Ndërsa, muajin tjetër, Shqipëria luan në udhëtim me Moldavinë dhe në shtëpi me Ishujt Faroe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika