Cilat ishin arsyet e dorëheqjes së Samedin Mehmetit?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë të martës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai ka dhënë si arsye, rastin e dhunimit të 11 vjeçares, e me këtë arsye nuk po pajtohen partitë opozitare

Samedin Mehmeti, drejtori i Policisë së Kosovës





Erdhi në krye të Policisë më 13 janar të vitit 2021, por ende pa i kaluar dy vjet në krye të këtij institucioni, Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Shkas për këtë u bë rasti tragjik i dhunimit të 11 vjeçares, të shtunën e 27 gushtit, vepër të cilën dyshohet se e kanë kryer pesë persona.

Të paktën kjo ishte arsyeja që Mehmeti paraqiti para shefit të tij, Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra”, ka deklaruar Sveçla.

Dorëheqja e tij si një akt moral, është e dyta e llojit të tillë në Kosovë tash e disa dekada.

Sipas, Nuredin Ibishit, ekspert i çështjeve të sigurisë, kjo tregon pjekurinë që mungon në institucionet e vendit.

“Rrallë kanë ndodh dorëheqje të tilla. E kemi një rast të ish-ministrit Fatmir Rexhepi dhe s’ka pas të tillë edhe pas shumë dështime. Kjo tregon një pjekuri të sistemit dhe mënoj se një drejor i suksesshëm më performancën e tij dhe e llogariti shumë të sukseshshem e profesional”.

Por arsyetimi i Mehmetit në letrën e dorëheqjes nuk po i duket shumë bindës, Bek Berishës.

Berisha që është kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë, thotë se prapa këtij vendimi mund të jetë fshehja e dështimit të Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Ka mundësi që e ka maskuar për këtë rastin e fundit. Ndoshta ka qenë presioni i Ministrit për me i mbulu dështimet e veta në operacionet në veri për më gjetë një kokë turku me dhanë dorëheqje një drejtor e për më shpetu Xhelal Sveçla”.

Karshi këtyre pretendimeve, gjatë ditës për këtë nuk kanë pranuar të flasin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tyre, për këtë çështje tashmë ka dhënë arsyetimin, Ministri i Punëve të Brendshme.

Pas dorëheqjes së Samedin Mehmtit, në krye të Policisë së Kosovës si ushtrues detyre i  drejtorit të përgjithshëm është zgjedhur Fehmi Hoti.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika