Cilat ishin mesazhet e Derek Chollet për Kosovën? Gazetari Astrit Gashi jep detaje nga takimi
Analisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka folur se çfarë kanë diskutuar me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit të Amerikanë, Derek Chollet. Sipasqë Gashit, pozita e Chollet-it është më e lartë se pozita e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Mesazhet janë të qarta për Asociacionin që është urgjente që të bëhet […]
Analisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka folur se çfarë kanë diskutuar me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit të Amerikanë, Derek Chollet.
Sipasqë Gashit, pozita e Chollet-it është më e lartë se pozita e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Mesazhet janë të qarta për Asociacionin që është urgjente që të bëhet në kuptimin në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesi amerikan e ka përmendur edhe me numër vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, ShBA-ja do të jep garncione që Asociacioni nuk do të mund të bëhet një Republika Serpska.
“Urgjenca është në kuptimin që nëse nuk e kemi nisur ende ta bëjmë draftin, jemi vonuar. Gjithashtu, përfaqësuesit e SHBA-ve nuk kanë dhënë detaje mbi qëndrimet e Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
Më tej, Gashi ka theksuar se ShBA-ja është duke kërkuar fokus në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, SHBA pret nga palët që të jenë më të përmbajtura që të mos shkaktojnë e t’i ndalojnë problemet.
“Po dëshirojnë që të ketë më pak menaxhim të krizave edhe të merren më shumë me integrimin e Kosovës”, ka theksuar Gashi.















