Cilat janë 10 prioritet e Kryeprokurorit të ri gjatë 100 ditëve të para?

Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi ka shpalosur prioritet e tij që synon t’i përmbushë brenda një afati prej 100 ditësh. Në krye të listës është luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë, e që sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, kjo çështje meriton trajtim serioz nga ky institucion

Para kryeprokurorëve të prokurorive, Zejnulla Gashi ka shpalosur planin e tij që synon ta përmbushë në 100 ditët e para të mandatit si Kryeprokuror i Shtetit.

Siç është treguar edhe përmes një njoftimi, Gashi ka listuar 10 prioritetet e tij.

Të parën në krye të listës ai ka renditur “Zhvillimin e hetimeve financiare krahas hetimit dhe ndjekjes penale në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe krimeve të tjera të rënda”, derisa më poshtë ka renditur të tjerat.

“Siguria e qytetarëve, luftimi i armëmbajtjes pa leje dhe luftimi i narkotikëve; Mbrojtja e pronës së qytetarëve; Siguria ekonomike dhe juridike e qytetarëve dhe subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike; Trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtja e viktimave; Mbrojtja e integritetit të hetimeve dhe të dhënave personale; Ndjekja penale dhe politikë më rigoroze ndëshkimore ndaj personave përgjegjës që rrezikojnë sigurinë në trafikun publik;”-ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Në takimin që është mbajtur ditë më parë, Gashi tha se synojnë rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale, e sidomos në rastet e korrupsionit, e që sipas Institutit Demokratik të Kosovës është shumë e nevojshme në sistemin e drejtësisë.

“Kosova një kohë të gjatë ka qaluar edhe vazhdon me qalu nga mungesa e ekspertizës adekuate gjatë hetimit për rastet e mëdhaja të korrupsionit, ju e dini që një numër i madh i rasteve të korrupsionit ose janë liruar nga akuzat ose parashkruar veprat ose në mungesë të provave personat janë shpallur të pafajshëm ose nëse janë dënuar ndonjë zyrtar janë dënuar me dënime të ulëta”, ka thënë Vullnet Bugaqku – KDI.

“Në mënyrë specifike nuk ishin të theksuara por krimet e luftës vlerësoj se meritojnë një vëmendje më të madhe në sistemin e prokurorial për faktin se sic dihet ka kaluar një kohë e gjatë dhe për rrjedhojë kemi vdekje të dëshmitarëve e sic dihet në këto kategori të veprave penale këto kategori të dëshmitarëve jo pak raste janë kyce”, ka thënë Ardian Bajraktari- Avokat.

Megjithatë Vullnet Bugaqku thotë se koha prej 100 ditësh është afat i shkurtër për të pasur efekt pozitiv çështjet e adresuara.

“Marrë për bazë edhe vëllimin e punës që kanë dhe të lëndëve që kanë e shumë prej këtyre rasteve të mëdhaja të korrupsionit janë në proces ose në shqyrtim e sipër në Gjykata të Kosovës periudha prej 100 ditësh mendoj se është periudhë e shkurtër sepse nuk mundemi për aq shpejtë të shohim rezultate praktike për adresimin e këtyre çështjeve”, ka thënë Vullnet Bugaqku – KDI.

Zejnulla Gashi erdhi në krye të Prokurorisë së Shtetit, më 15 korrik, pasi u dekretua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika