Cilat janë dy kushtet e Kurtit që Bashkimi Evropian ka vërejtje për to?
“Po, është çështja e reciprocitetit njëra nga to. LVV-ja në tryezën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it, është vendosur ideja e reciprocitetit. Nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe kjo është vërejtja kryesore”, […]
“Po, është çështja e reciprocitetit njëra nga to. LVV-ja në tryezën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it, është vendosur ideja e reciprocitetit. Nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe kjo është vërejtja kryesore”, ka theksuar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj,
Rexhaj ka treguar se LVV-ja ka ndryshuar qëndrim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke sqaruar se pse kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që 6 kushtet për Asociacionin t’i shpalosë në Kuvendin e Kosovës.
“Ato janë kushtet e Kosovës, ato janë parimet e LVV-së. Mendoj që kryeministri Kurti me qëllim e ka zgjedhur Kuvendin e Kosovës, ku u ngrit edhe vendosi 6 kushte, në kuptimin e asaj që njëra nga gjashtë kushtet e bërë të qartë se ajo nuk është Zajednicë, madje edhe emri Asociacion duhet të ndërrohet që të mos ta ketë emrin Asociacion, që të mos ketë kompetenca ekzekutive edhe publike”, ka deklaruar Rexhaj.
“Palët e përfshira në dialog deklarohen që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, të mos e bosnjezojë Kosovën, në kuptimin e formimit të një Republike Serpska më vonë, sepse as republika Serpska nuk është krijuar menjëherë, i ka marrë kompetencat më vonë”, ka theksuar ai.
Më tej, ai ka thënë se Asociacionin në formën horizontale, me kompetenca si të një organizatë joqeveritare, mund të bëhet pas njohjes reciproke.
“Edhe në këtë farëforme, jemi në vijën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ku ata e theksojnë se kemi të bëjë më shkolla dhe me elemente lokale”, ka shtuar deputetit nga LVV-ja.















