Cilat janë kriteret për të qenë pjesë e FSK-së dhe mundësitë që ofron ajo? Flet Majori, Besnik Thaqi

Ka mbetur edhe një ditë për të aplikuar për t'u bërë pjesë e FSK-së. Për të sqaruar kriteret dhe atë se çka i pret aplikantët e rinj, "Shpirti i Vikendit" në Radio Dukagjini sjell një intervistë me Majorin, Besnik Thaqi

Forca e Sigurisë së Kosovës

Një ditë para mbylljes së aplikimit për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një ditë para sfidës për t’i shërbyer vendit, majori Besnik Thaqi ka sqaruar të gjitha kriteret dhe formën e aplikimit për të interesuarit që duan të jenë pjesë e saj.

I ftuar në “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Thaqi ka thënë se kandidatët duhet të kenë një sërë kriteresh për t’u përmbushur dhe të gjitha dokumentet mund të dorëzohen ose ngarkohen në formën online.

“Ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës kemi vënë disa kritere. Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti kuptojnë së pari këto kritere dhe ti përmbushin ato. Ti nxjerrin dokumentet e nevojshme dhe të aplikojnë online, aplikim i cili është lehtësuar për nga herët e mëhershme…nuk ka nevojë të shkojnë në kazermë, mund të aplikojnë nga shtëpitë e tyre, zyret dhe me telefon, laptop, çfarëdo qoftë paisje elektronike…Kriteret janë më sa vijon, (1)Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, të sjellin diplomën e shkollës së mesme, (2)të sjellin ekstraktin e lindjes e që kërkohet të mos jetë  më i vjetër se 6 muaj, (3)certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar e që nuk është nën hetime. Pastaj, (4) dokumenti tjetër është vërtetimi nga Policia e Kosovës për të  kaluarën penale, dokument që kërkohet të nxirret brenda afatit të konkursit, kopja e leternjoftimit, një fotoportret që duhet të jetë në formë elektronike dhe dokumenti i fundit që duhet të jetë është dokumenti i zotësisë së veprimit. Do doja të sqaroja për të interesuarit se ky dokument mund të nxirret në qendrat sociale të komunave të tyre apo në Gjykatën përkatëse”, ka deklaruar ai.

Ndonëse dita e fundit është pjesë e vikendit, aplikimi është i hapur deri të dielën e 15 janarit, në mesnatë.

Se si vazhon procesi pas aplikimit, Thaqi ka treguar se kandidatët që aplikojnë fillimisht marrin një njoftim se kanë aplikuar suksesshëm dhe më pas, komuninikimi që bëhet me kaniddatët, realizohet përmes uebsajteve zyrtare të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ai për aplikim online.

Majori Besnik Thaqi në emisionin “Shpirti i Vikendit”, në Radio Dukagjini

Me kohën, pas shqyrtimit të aplikimeve, vendoset një datë e caktuar për ditën e testimit në kazermë.

“Fillimisht si fazë e parë  është shqyrtimi fillestar i aplikimeve të kandidatëve, shqyrtim i cili është i nevojshëm të dihet se kandidatët të cilët kanë aplikuar a i kanë plotësuar kriteret e shpallura nga FSK dhe në  momentin që i kanë plotësuar vendosen në listen e kandiatëve që duhen ftuar  dhe lista  e dytë krijohet për kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret”, ka treguar ai.

Krahas kësaj, aplikantët duhet ti nënshtrohen një testi fizik në tri disiplina, në pompa, barkore (2 minuta) dhe vrap (3200m ose 3km e 200m). Ndonëse koha e testeve është e njëjtë, niveli kalues është i ndryshëm në bazë të gjinisë me ç’rast, gratë ose femërat kanë kritere më të ulëta.

Ata që kalojnë testin suksesshem, ka treguar Thaqi, ftohen në testin e intelegjencës dhe atë të njohurive të përgjithshme. Më pas vie pjesa e intervistës dhe ekzaminimi shëndetësor e verifikimi.

Majori Thaqi ka treguar se disiplina e fituar në FSK është pjesë të cilën është  krenari ta kesh pjesë të jetës  e njëherit, e tillë është edhe për shoqërinë që ta ketë pjesë të saj.

Krahas disiplinës, FSK ofron edhe mundësi të ngritjes në karrierë.

“Për të krijuar pjestarët e FSK-së karrierë ose menaxhim të karrierës së  tyre ne e kemi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes e cila përkujdeset që secili pjestarë që nga momenti kur hyn në FSK e deri në daljen në pension t’i ketë të përcaktuara trajnimet që duhet ndjekur dhe të njëjtat, janë të licensuara me institucionet që janë brenda dhe jashtë vendit”.

Thaqi ka theksuar se një bashkëpunim i madh mbetet në mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane me ç’rast shkëmbimi i ushtarëve dhe format e bashkëpunimeve dhe avancimeve janë në nivele të larta. Krahas kësaj, shkollimi në FSK sipas Thaqit, është një dinjitoz.

Pjesë e këtij cikli të rekrutimit nga ky konkurs i shpallur, ndjenjës së shërbimit ndaj vendit e përfaqësimit të stemës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet të bëhen mbi 500 ushtarë të rinj.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika