Cilat janë pesë vendet antike më të mira që duhet ti vizitoni në Side?

Ana e lashtë historike e Side , ju ndihmon ta vizitoni këtë vend magjik

Nëse jeni duke kërkuar për një përzierje të kohës së plazhit dhe historisë, regjioni turistik i Side është një nga vendet më te mira që ju ofron edhe anën e saj të lashtë të historisë për t’u vizituar.

Vetëm me ofertat e Max Travel ju mund të t’i përjetoni të gjitha në një vend.

Side është një ndër regjionet antike me ndertesat që kanë rendësi historike, ky regjion gjendet në mes të Antalyas. Një nga atraksionet kryesore në Side janë rrënojat e lashta që datojnë në periudhat helenistike dhe romake.

Këtu janë 5 vendet antike më të mira që mund ti vizitoni:

1. Tempujt e Apollonit dhe Athinës

Tempulli i mrekullueshem i Apollonit dhe Athines ndodhet në qytetin e vjetër të Side, dhe konsiderohet si një nga atraksionet me romantike në rajonin e Antalyas.

Ju mund të shihni gjithqka, duke shijuar perendimin e diellit përgjatë brigjeve të Detit, për arsye se tempulli është afër restoranteve më të mira ju mund të hani nje darkë romantike me partnerin tuaj, kështu që e keni edhe mundësin e mbajtjes së premtimit të dhënë për darkën romantike.

2. Teatri Romak

Teatri antik ka pamje magjepëse dhe madheshtore, i ndërtuar në 3 kate që kishte kapacitet prej 15,000 njerëzve në kohëm e lashtë, Teatri romak është xhevahiri më i çmuar midis thesareve te qytetit antik të Side. Mos humbisni një ekzaminim më të afert te mureve të skenes, ku ka relieve të ruajtura mirë, një shembull i jashtëzakonshem i mbijetuar i aftësive romake.

3. Shatërvani Monumental

Pergjatë udhëtimit tuaj në Side mos harroni ta vizitoni edhe këtë ndertesë madhështore e cila njihet si “9 shatërvanet” në publik. Shatërvani ndodhet përball portave te qytetit, ku dhuron për ju shumë statuja interesante dhe elemente dekorative te kohës antike. Pavarësisht ndikimit të kohës, bukuria dhe madhështia e shatërvanit na sjell frymën e asaj kohe dhe nuk do te jetë e veshtirë të imagjinohet si dukej shumë vite më parë.

 

3. Agora shtetrore

Agora shteterore eshte nje zonë e vogel antike e vendosur ne periferi te Side. Për të mos u ngatërruar me zonën e agorasë së Side-s që fqinjë me teatrin romak, ky kompleks impozant në rrugën për në plazhin lindor të Side-s funksiononte si Agora Shtetërore.

Në anën lindore të saj, një ndërtesë fillimisht dykatëshe mendohet të jetë përdorur si bibliotekë, ndërsa në një kamare me kolona, mund të shihet ende një figurë e Nemesis, perëndeshës së fatit.

Nëse vazhdoni nga Agora, duke u drejtuar drejt mureve lindore të qytetit të vjetër, do të arrini në rrënojat e gjera të pallatit, drejtorisë dhe pagëzimores së peshkopit bizantin.

3. Muzeu Side

Muzeu Side mund te duket i vogel, por ofron nje koleksion modest dhe interesant qe ia vlen te futesh thjeshte per ta pare vete ndertesen. Muzeu gjendet 1 orë me makinë për nga Antalya dhe ofron per ju ekspozitat e statujave te hollesishme, skulpturave, te cilat jane gjetur gjate germimeve brenda dhe përreth regjionit te Side. Fotot më të mira për Instagramin tuaj mund ti keni ketu.

Pjesa antike e regjionit Side ju pret të shkoni në një udhëtim duke perjetuar madhështi spektakulare, mahnitëse, luksoze përgjat këtyre rrenojave historike, dhe është e mundur vetëm përmes ofertave të Max Travel.

Të fundit nga rubrika