Cilat janë projektet e ETEA-së për muajin nëntor? Flet Blerona Kurteshi, koordinatore e projekteve
Blerona Kurteshi, Koordinatore e projekteve në ETEA ka shpalosur detaje nga projektet që do ti zhvillojë organizata joqeveritare, ETEA gjatë muajit nëntor. Këto detaje ajo i ka bërë të ditur tek emisioni “Reload” në RTV Dukagjini. Gjatë muajit nëntor, sipas koordinatores së projekteve të ETEA-së, do të ketë një ligjeratë nga profesori Gëzim Selacit, një […]
Blerona Kurteshi, Koordinatore e projekteve në ETEA ka shpalosur detaje nga projektet që do ti zhvillojë organizata joqeveritare, ETEA gjatë muajit nëntor.
Këto detaje ajo i ka bërë të ditur tek emisioni “Reload” në RTV Dukagjini.
Gjatë muajit nëntor, sipas koordinatores së projekteve të ETEA-së, do të ketë një ligjeratë nga profesori Gëzim Selacit, një dialog socio-kultoror nga profesoresha Hasnije Ilazi dhe profesori Lekë Nikollëbibaj nga departamenti i Filozofisë. Si dhe një dialog për të dhënë perspektivat e tyre se si është të jesh shkrimtarë në kontekstin e Kosovës nga Arbër Selmani dhe Vlora Konushevci.
“Në muajin nëntor ETEA parasheh këto projekte gjatë muajit nëntor: Ligjerata e Profesor Gëzim Selacit, parasheh një dialog socio-kulturor, profesoresha Hasnije Ilazi dhe profesori Lekë Nikollëbibaj, nga departamenti i Filozofisë. Dhe në fund të muajit nëntor, bashkëbisedim me shkrimtarët, Arbër Selmani dhe Vlora Konushevci. Ku do të zhvillojnë një dialog për të dhënë perspektivat e tyre se si të jesh shkrimtar në kontekstin e Kosovës”, ka thënë ajo.
Aktiviteti i parë që do të zhvillohet nga ETEA, do të jetë të mërkurën, nga ligjerata e profesorit Gëzim Selaci me temë “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”, do të diskutojë për ndikimin që ka Universiteti .
“Profesori Gëzim Selaci do të diskutojë për ndikimin që ka Universiteti dhe do të ofrojë një perspektivë tjetër. Përtej asaj idesë si “Fabrikë që prodhon njerëz për të dalur në tregun e punës”. Ai e sheh si Laborator në të cilin zhvillohet mendimi kritik. Dhe “të punësohesh diku” është e fundit gjë, që individit t’i shkojë në mendje”, ka theksuar ajo.
Ligjerata e parë do të mbahet me 15 nëntor, e dyta me 23 dhe e treta me 29 nëntor.
Aktivitetet fillojnë prej orës 19:00 dhe tek zyret e ETEA-së, tek Biblioteka e Qytetit, “Hivzi Sylejmani”. Dhe fokusi kryesor janë studentët apo të rinjët.
Ndryshe, ETEA është organizatë joqeveritare e cila është themeluar në fund të vitit 2014. Fokusi kryesor është edukimi. Funksionon në bazë të disa programeve, kryesisht si kauzë primare e ka edukimin dhe strategjitë e lexim kuptimit, t’a qojmë përpara kulturën, idenë e leximit dhe gjitha shprehitë e tjera që lidhen me edukimin.















