Cilat janë shtetet me numrin më të lartë të vdekjeve nga i nxehti në Evropë?

Ndryshimet klimatike kanë intensifikuar temperaturat në gjithë Evropën këtë verë, duke çuar në 16,500 vdekje, sipas një studimi të ri nga ekspertë të klimës dhe epidemiologjisë.

Në analizën e kryer në 854 qytete evropiane, studiuesit zbuluan se ndryshimet klimatike ishin përgjegjëse për 68% të 24,400 vdekjeve të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme. Studimi është udhëhequr nga Imperial College London dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine, të cilët paralajmërojnë se kjo shifër është vetëm një tregues i numrit të vërtetë të viktimave, pasi qytetet e analizuara përfaqësojnë vetëm 30% të popullsisë së Evropës.

Një valë e fuqishme e të nxehtit midis 21 dhe 27 korrikut goditi më rëndë Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë dhe Qipron, duke shkaktuar rreth 950 vdekje me temperatura deri në 6°C mbi mesataren. Kjo përkthehet në afërsisht 11 vdekje në ditë për çdo milion banorë. Ndër kryeqytetet evropiane, më të prekura ishin Roma, Athina dhe Bukureshti.

Shifrat e llogaritura për disa vende ishin:

  • 4,597 vdekje në Itali – numri më i lartë në total,

  • 2,841 në Spanjë,

  • 1,477 në Gjermani,

  • 1,444 në Francë,

  • 1,147 në Mbretërinë e Bashkuar,

  • 1,064 në Rumani,

  • 808 në Greqi,

  • 552 në Bullgari,

  • 268 në Kroaci.

Personat mbi 85 vjeç përbënin më shumë se 40% të viktimave, ndërsa popullsia mbi 80 vjeç pritet të arrijë 15% të totalit të popullsisë evropiane deri në vitin 2100. Ekspertët theksojnë se Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, duke e bërë nxehtësinë një kërcënim gjithnjë e më të madh për një shoqëri që po plaket me shpejtësi.

Studimi vlerëson se rreth 24,400 njerëz humbën jetën për shkak të temperaturave ekstreme këtë verë, por 16,500 prej tyre mund të ishin shmangur nëse nuk do të kishte ngrohje të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Rreth 70% e evropianëve jetojnë në qytete, dhe ky raport pritet të rritet në 80% deri në vitin 2050. Ekspertët sugjerojnë politika përshtatëse, si orare fleksibël pune, riorganizim të kalendarit shkollor dhe shtim të hapësirave të gjelbra urbane, të cilat mund të ulin rrezikun e vdekjeve dhe të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika