Cilat mund të jenë pasojat e (mos)dëgjueshmërisë ndaj ndërkombëtarëve?
Prania e njësive speciale në objektet e komunave veriore sipas sekretarit amerikan, Antony Blinken ishte e panevojshme, deklaratë e cila nga Kryeministri Albin Kurti ndërsa të tjera u cilësuar edhe naive. Kjo deklaratë e Kryeministrit po vlerësohet jo vetëm kundërshtuese por edhe fyese. Analisti Visar Ymeri thotë se edhe nëse argumentet janë në anën e […]
Prania e njësive speciale në objektet e komunave veriore sipas sekretarit amerikan, Antony Blinken ishte e panevojshme, deklaratë e cila nga Kryeministri Albin Kurti ndërsa të tjera u cilësuar edhe naive. Kjo deklaratë e Kryeministrit po vlerësohet jo vetëm kundërshtuese por edhe fyese.
Analisti Visar Ymeri thotë se edhe nëse argumentet janë në anën e Kosovës problemi qëndron tek fakti se nuk po na dëgjon askush, për çka mund të kemi pasoja.
“Po e ngrisim një temë që do të ketë afatgjatësi, e ajo është problematizimi i pranisë së Policisë së Kosovës në pjesën veriore, i cili pastaj mund të shndërrohet në temë dialogu, dhe i cili mundet me u shndërru në kërkesë, që asociacioni i komunave me shumicë serbe në mes të tjerash ta ketë edhe policinë e vetë”,ka thënë Ymeri.
Përpos pranisë së policisë, Ymeri thotë mund të vihet në pikëpyetje edhe përkrahja në draftin për asociacionin, pasojë që mund të shmanget duket e vendosur urgjentisht kontaktin me SHBA-në dhe BE-në, dhe dëgjuar kërkesat e tyre.
“Në betejën tonë për draftimin e statutit të asociacionit e cila nuk ka me qenë e lehtë, është e domosdoshme me pas përkrahjen, më së shumti të SHBA-së por edhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pra që kërkesat tona legjitime të dëgjohen, me këtë pozicionim ose ripozicionim të SHBA-së tash që e dëgjuam nga ambasadori amerikan, a do të ketë mbështetje për Kosovën?, duket se jo, paramendoje çfarë humbje e madhe është kjo për Kosovën në procesin e dialogut”, ka deklaruar tutje ai.
Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.
Mendim ndryshe ka profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, i cili thotë kundërshtimi ndërkombëtar është çmimi që Kosova po e paguan për shtrirje të sovranitetit.
“Me kushtin që ato ndërtesa të mos ju kthehen strukturave paralele por që aty të vendoset KFOR-i dhe të mos lëviz flamuri i Kosovës nga aty deri në zgjedhjet tjera të cilat do të kenë legjitmitet më të madh dhe ku do të vendosen kryetarët e komunave por që flamuri i Kosovës të mos lëvizë më nga andej”, ka thënë Spahiu.
Spahiu parasheh që Kosova mund të përballet edhe me sanksione të tjera, por që duhet të peshojë dobinë dhe dëmet, duke mos pretenduar se mund ta imponojë lojën e fuqive të mëdha.















