Cilat vende vizitojnë sot partitë politike?

Këtë të diel, fushata zgjedhore i gjen të ngarkuara me takime partitë e Kosovës.

AAK me partnerët e koalicionit sot nisin ditën në Malishevë, e më pas do të zhvendosen në Pejë. Ditën do ta mbyllin në Krushë të Madhe.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ditën e fillon me vizitë në Istog, e më pas do të mbajë takim elektoral në Pejë. Pas tubimit, LDK mban takim edhe me banorët e Dranocit të Deçanit.

Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të dielën mban tubim rajonal me gratë në Prizren. Ai po ashtu do të zhvillojë takim me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika