Cilët janë anëtarët e sapozgjedhur të presidencës së Bosnjës e Hercegovinës?

Rezultatet e para preliminare në Bosnjë dhe Hercegovinë, tregojnë se Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, pritet të jenë anëtarët e ardhshëm të presidencës së këtij shteti

Denis Beçiroviq, Željka Cvijanoviq dhe Željko Komshiq





Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, pritet të jenë anëtarët e ardhshëm të presidencës së Bosnjë Hercegovinës (BeH).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës, të dielën, ka shpallur rezultatet e para preliminare, jo të plota, pas numërimit të 54,73 për qind të votave, vetëm për Presidencën e BeH.

Rezultatet preliminare dhe jo të plota të KQZ-së, i referohen 54.73 vendvotimeve të përpunuara në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe 39.58 për qind të vendvotimeve të përpunuara në Republikën Srpska.

Në zgjedhjen e një anëtari të Kryesisë nga radhët e popullit kroat, i cili zgjedhet drejtpërdrejt nga territori i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, siç njoftoi KQZ-ja, kandidatja e HDZ-së, Borjana Krišto, fitoi 117,147 vota (51,36 për qind), kurse Kandidati i Frontit (DF), Zheljko Komshiq fitoi 110,928 (48,64 përqind).

Zheljko Komshiq tashmë ka shpallur fitore në garën për anëtar të Presidencës së BeH.

Kryetari i KQZ-së së BeH-së, Suad Arnautovic, tha se deri më tani janë proceduar 1816 vendvotime (54,73 për qind) për zgjedhjen e një anëtari të Kryesisë nga radhët e popullit boshnjak, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga territori i Federatës së BeH. Ai tha se ishin 518.583 fletëvotime të vlefshme.

Sipas këtyre të dhënave, kandidati i opozitës Denis Beqiroviq ka fituar 162,053 vota (55,78 për qind), kandidati i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviq ka marrë 114,186 vota (39,31 për qind) dhe Mirsad Haxhikadiq 14,269 vota (4,91 për qind).

Dy anëtarët e ri të presidencës

Denis Beqiroviq, u lind më 28 nëntor 1975 në Tuzlla, ku edhe u shkollua. Ai u diplomua në Fakultetin Filozofik në atë qytet, kurse magjistraturën dhe doktoraturën e kreu në Fakultetin Filozofik në Sarajevë. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Është i punësuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tuzllës si profesor i asocuar për fushën e ngushtë mësimore-shkencore të epokës moderne dhe është autor i disa librave dhe punimeve shkencore.

Në politikë ka hyrë si zyrtar në vitin 1998 dhe prej atëherë ka qenë përfaqësues në kuvende, nga kuvendet e Tuzllës, kuvendet federale dhe shtetërore, ku ishte edhe në këtë mandat. Programi i tij zgjedhor u quajt “Të bashkuar për Bosnjë dhe Hercegovinën”.

Zheljka Cvijanoviq ka lindur në vitin 1967 në Tesliq. Cvijanović, e cila është presidentja aktuale e entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës të RS-së, iu dha titulli i gruas së parë në mbledhjen e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës që nga viti 1996.

Cvijanoviq e kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindjen e saj Tesliq. Ajo mori arsimin universitar në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, Fakultetin Filozofik në Banja Lluka dhe Fakultetin Juridik në Banja Lluka. Ajo është profesoreshë i gjuhës angleze. Cvijanoviq ka kryer edhe studimet pasuniversitare në Fakultetin Juridik në fushën e së drejtës diplomatike dhe konsullore.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika