“Cili do djalë që vritet për Kosovë, hallall i qoftë gjaku”

Lahi Brahimaj, ish-bashkëluftëtar i heroit të Kosovës, Rasim Kiqina, ka treguar se gjatë luftës kishte pasur rastin të ishte në familjen e tij.

“E kam pasur fatin me e njohë që nga herët dhe me fillimin e luftës në ’98-ën, e kam pasur fatin me qenë edhe në familjen e Rasimit, ku edhe kam fjetur, kam ngrënë bukë, kam pirë çaj dhe jam mirëpritur edhe prej prindërve të Rasimit…”, ka thënë ai në një rrëfim në FIVE në RTV Dukagjini.

Brahimaj ka treguar edhe për fjalët e babait të Rasim Kiqinës, të cilat ia kishte thënë derisa ishte në konakun e tyre gjatë luftës në vitin 1998.

“I mbaj mend fjalët e babës së tij që thoshte: ‘Cili do djalë që vritet për Kosovë, hallall i qoftë gjaku’, por nuk do të doja që dikush, cilësdo familje, të më kapej i gjallë dhe të shkonte në forma sikurse ka shkuar një pjesë fatkeqësisht e madhe e shqiptarëve të pambrojtur dhe të paarmatosur, duke mos luftuar,” ka kujtuar Brahimaj fjalët e babait të Rasim Kiqinës.

Ai ka thënë se, ashtu siç ishte heroi Shkëlzen Haradinaj, ishte edhe heroi Rasim Kiqina.

“Nuk u thoshte ushtarëve: ‘A po shkoni atje?’, por: ‘Kush po vjen me mua?’, ka thënë ai, duke shtuar se ata ishin udhërrëfyes të mirë për luftëtarët dhe motivues të mëdhenj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika