Cili do të jetë roli i Projektligjit për Ndryshime Klimatike? Flet Aliu
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Ndryshime Klimatike. Më tej, ai ka thënë se ky projektligj do të shkojë në Kuvendin e Kosovës. “Do të kemi ndryshim të madh në fushën mjedisit në vendin tonë, e cila është vazhdimësi e politikave të tanishëm […]
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Ndryshime Klimatike.
Më tej, ai ka thënë se ky projektligj do të shkojë në Kuvendin e Kosovës.
“Do të kemi ndryshim të madh në fushën mjedisit në vendin tonë, e cila është vazhdimësi e politikave të tanishëm të ministrisë dhe konform me harmonizimin e politikave të Bashkimit Evropian, por në veçanti të mbrojta e mjedisit që janë të strategjitë e ndryshme, udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me mbulimin e misioneve dhe rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mjedisin tonë”, ka deklaruar Aliu.
Tutje, ai ka thënë se ky është një ligj shumë i rëndësishëm.
“Ky ligj e përcakton koordinimin e të gjithë akterëve, ministrive të ndryshme, të shoqërisë, bizneseve në fushën e ndryshimeve klimatike”, ka thënë ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se kjo do ta ketë një rol, sepse Kosova dhe i gjithë Mesdheu janë prekur nga ndryshimet klimatike dhe sipas tij ky ligj do ta mundësojë përgatitjen për t’u përshtatur me këto ndryshime.















