Cili është mendimi i Mesiqit, për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen në Hagë?

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq,  ka thënë se, besojnë që ish- krerët UÇK-së janë fajtorë të cilët po akuzohen në Hagë nga gjykata speciale sipas leximit të tij deri me tani

Stipe Mesiq, ish-president i Kroacisë

Të hënën e 18 korrikut në Prizren, Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq,  ka thënë se ai nuk beson që ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për akuzat që po i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë.

“Nuk kam dëshirë t’i komentoj proceset që janë në vazhdim. Për aq sa kam lexuar deri më tash nuk besoj se ata janë fajtorë për çka po akuzohen”, ka thënë Mesiq në Prizren.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK-së), janë në Hagë sepse Gjykata Speciale është themeluar për shkak të pretendimeve të ish-eurodeputeti të Parlamenti Evropian, Dick Marty.

Ndërsa pjesëtarët e UÇK-së, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë.

Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniq, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafa, shkruajnë mediat lokale.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika