Cili është qyteti më i rrezikshëm në botë?

Foto: Paul Mayall / DPA / Profimedia

Dikur një simbol i prosperitetit ekonomik, Wittenum tani është një “qytet fantazmë” në veriperëndim të Australisë dhe sinonim i një prej tragjedive industriale më të mëdha të vendit të të gjitha kohërave.

Ndoshta qyteti më i rrezikshëm në botë ose “Çernobili australian”, siç quhet nganjëherë, deri vonë kishte vetëm dy banorë të mbetur të cilët vazhdonin të jetonin në qytet pa marrë parasysh paralajmërimet se edhe frymëmarrja në Wittenum mund t’u kushtonte atyre jetën, shkruan Punkufer përcjell Portali Dukagjini.

Wittenoom

Australianët e fshinë këtë qytet nga hartat zyrtare, mbyllën rrugët që të çonin në të dhe hoqën të gjitha tabelat rrugore në të cilat përmendej.

Pse Wittenum njihet edhe si “qyteti më i rrezikshëm në botë”?

Ata e bënë këtë për të mbrojtur njerëzit nga thithja e fibrave të imta të asbestit, të cilat shkaktojnë kancer dhe sëmundje të mushkërive.

Nga 20 mijë banorë që jetonin dhe punonin në qytet ose në minierën e afërt, dy mijë vdiqën nga sëmundjet e lidhura me asbestin, një mineral që është pjesë e shkëmbinjve dhe tokës.

Wittenoom

Për sa kohë që lihet në natyrë, azbesti nuk është një kërcënim për shëndetin, por bëhet i rrezikshëm gjatë nxjerrjes, gërmimit ose ndërtimit.

Me kalimin e kohës, Vitenum u bë një bombë kancerogjene me sahat, sepse askush nuk kujdesej për mbetjet nga miniera.

Duke qenë se janë grumbulluar disa tonë sterila pranë minierës, substancat e dëmshme po helmojnë ajrin, ujin dhe tokën.

Dhe gjashtëdhjetë vjet pas mbylljes së minierave, rreziku për shëndetin është ende shumë i lartë. Si rezultat, qeveria mbylli ujin dhe energjinë elektrike dhe vendosi shenja të shumta paralajmëruese.

Në të dyzetat e shekullit të kaluar, Wittenum tërhoqi mijëra familje që erdhën për shkak të industrisë së pasur, por në vend të prosperitetit, ata i prisnin sëmundjet.

Wittenoom

Epilogu

Minierat e asbestit blu më në fund u mbyllën në vitin 1996, por ekspertët thonë se Wittenum nuk do të jetë më kurrë një vend i sigurt për të jetuar. Pastrimi i këtij territori nga azbesti nuk bëhet fjalë sepse është shumë i shtrenjtë.

Lorraine Thomas ishte banorja e fundit e Wittenum, ku në shtëpia e saj varrosi të shoqin. Ajo më në fund u shpërngul vitin e kaluar dhe Wittenum u bë zyrtarisht një vend pa banorë.

Wittenoom

Të fundit nga rubrika