Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar se Qeveria Kurti II, është duke tentuar që mos punë e saj t’i më vesh një armiku që nuk ekziston.

Abdixhku ka treguar se çfarë paranojë është duke tentuar qeveria të mbjellë, që sipas tij është,” që ka  një armik është i fshehur dikund e cili bizneset i ndalon të punojnë, sindikata i organizon të protestojnë, edhe çmimet t’i rrisim ne edhe gjithçka është një faji të përgjithëshëm që është parapa qeverisë”.

Më tej ka folur për të vërtetën që sipas tij është ndryshe nga kjo që është duke u tentuar të krijohet.

Por sipas Abdixhiku shteti duhet të jetë partner me biznes dhe prodhues, gjithashtu edhe partner me punëtor edhe mësimdhënësit, poashtu edhe me media duhet të jetë.

Qeveria Kurti II është në luftë konspirative me grevistë sipas Abdixhkut. Ndër të tjera ai ka treguar se kjo qeveri përveç me grevistë ka problem edhe me bizneset të cilave iu kanë vështirësuar kushtet për shkak të inflacionit global i cili sipas tij ka ndikuar që të shtrenjtohen materiali ndërtimore gjë e cila po iu vështirëson kryerjen e punëve që i kanë marrë.

“Kosova sipas fondit monetar Ndërkombëtare ka rritjen ekonomike prej 2.7 për qindësh këtë vitit, edhe kjo do të jetë rritja më ulët që Kosova e ka pasur në 10 vitet e fundit, sepse nuk i bëjnë këto punë sepse frikohen se dikush fiton.

Adbixhkiu ka  pyetur se si mund të zhvillohet ekonomia e Kosova pasi në të vetëm 9 për qind  të buxhetit në investime kapitale.