Çitaku: Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuar, tjerat janë propagandë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se Albin Kurti e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë të ndërtuar.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se të tjerat janë propaganda.

Sipas saj Albin Kurti ka vetëm fjalë.

“Data është 28 shkurt 2017, në Këshillin e Sigurimit në New York. Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”, ka shkruar ajo.

Të fundit nga rubrika