Pas mbylljes së seancës për të shtunën, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo situatë e moskonstituimit është absurde, derisa ka bërë thirrje për VV-në që të zhbllokojë situatën.

“Situata absudre. Kosova po vazhdon të mbetet pa institucione të konsistuara për shkak të kryeneqësisë së VV-së. Nuk është në rregull të normalizohet kjo situatë. Bëjmë thirrje për reflektim. Nuk është koha për barrikadohemi. Kosova është më e madhe se secili prej nesh”, deklaroi ajo.

Ndryshe, ka dështuar edhe përpjekja i 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Sërish nuk ka pasur kuorum për formim të komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 

Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të zgjidhet 6 herë radhazi, ndërkaq të enjten dështoi për të 19-n herë formimi i Komisionit për votimin e fshehtë.