Çitaku e quan qesharak propozimin e Kurtit për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar rreth propozimit të kryeministrit Kurti, për anëtarësimin e Kosovës në organizatën, të cilën Kosova është pjesë e saj, prej vitit 2015

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në ”Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit”.

Për këtë çështje, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook‘, në të cilin ka shkruar se Kosova është pjesë e kësaj organizate nga viti 2015.

”Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjerash, ajo edhe ironizoi, duke ftuar kryeministrin Kurti ta shpallin pavarësinë edhe një herë, e të aplikohet për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës.

”Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”.

”Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar”, ka shkruar Çitaku.

Në vendimin e Qeverisë, thuhet se anëtarësimi ka qëllim promovimin e Republikës së Kosovës, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime në Kosovë, si dhe potencialit prodhues e eksportues të vendit.

Kurti kërkon anëtarësim të Kosovës, në organizatën në të cilën është anëtare

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika