Çitaku flet për prapaskenat nga mbledhjet në Këshillin e OKB-së, Ivica Daçiq më është vërsulur nga prapa

Vlora Çikatu ka treguar se ministri i tanishëm i Punëve të Jashtëme të Serbisë i është vërsulur nga mbrapa dhe e ka ofenduar në një nga mbledhjet në Këshillin e OKB-së

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka treguar momentet jo të lehta kur është përballur me përfaqësuesit serbë në Këshillin të Sigurimit në OKB.

Ajo në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka treguar kur ministri i tanishëm i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i është vërsulur nga mbrapa dhe e ka ofenduar.

“Çdo përballje ka qenë jo e lehtë, një herë më është sjell çertifikata e lindjes nga diplomatët serbë… njëherë Daçiq, më është vërsul prapa më ofendime”, ka treguar Çitaku.

Ajo tha se ka qenë nder për të që ta përfaqësoj Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në OKB.

“Ka qenë nderi i jetës sime që më është besuar përfaqësimi i Kosovës në ShBA edhe në OKB, nëse dikush kish mi thanë Vlorës në shkollë të mesme që një ditë do të kesh vendin këtu mu kish duk një ëndërr shumë e madhe”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika