Çitaku i del në mbrojtje Ali Ahmetit: Kuazi-filozofët e Kurtit, e ofendojnë si “plak” e “pensioner”

"Ali Ahmeti ka qenë bashkë-themelues dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare"

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Eksponentë të partisë në pushtetet, Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditëve të fundit kanë kritikuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmetin, duke ironizuar me të e duke e quajtur gjysh, pas akuzave të të parit të BDI-së se kryeministri, Albin Kurti, po ndërhynë në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

E për këtë ka reaguar nënkryetarja  PDK-së, Vlora Çitaku, duke iu thënë kritikëve të Ahmetit se “nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit”.

“Ali Ahmeti ka qenë bashkë-themelues dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ka arritur te sjellë liri për shqiptarët në dy shtete ndërsa me urtësi ka arritur ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Maqedoninë fqinje, ta anëtarësoj këtë shtet në NATO.

Sot,  kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë, e ofendojnë Ahmetin si “plak” e “ pensioner”. Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit. Si nuk gjetët një trohë modesti e dinjitet pas tre vitesh pushtet të pakufizueshëm por të dështuem”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika