Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2, duke thënë se këta të fundit janë duke mashtruar dhe  u ka bërë thirrje që t’i braktisin mashtrimet.

“Leni mashtrimet”, është shkrimi i ish-ambasadores së Kosovës në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku.

Më tutje ajo ka parashtruara disa pyetje “ a jeton më mirë një qytetar i Kosovës sot se më parë? A e përballon çmimin e rritur të energjisë elektrike?  A arrinë me pagën e njëjtë e pa rritje ta përballojë inflacionin?”

Ndërkoha Çitaku është përgjigjur duke thënë se “ndoshta në universin paralel të Kurtit po. Por në botën reale jo”.