Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti që në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë me Sfidat e Mijëvjeçarit kishte thënë se “i vjen keq që s’do të jetë i pranishëm në Kuvend në ndër rastet e rralla kur opozita përkrah qëndrimet e pushtetit”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Më duhet të pranoj, më vjen pak keq që do të jetë kaq shpejt, saqë ministrja Rizvanolli dhe unë do të humbim një nga rastet e rralla kur opozita përkrah qëndrimet tona”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë me Sfidat e Mijëvjeçarit.

Por, e njëjta nuk u anashkalua me lehtësi nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa i është kundërpërgjigjur kryeministrit për deklaratën e lartcekur, ka thënë se Kurti duhet ta dijë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqëson Kosovën dhe jo partinë e tij.

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vënë në siklet. Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”, shtoi ajo.

Ndryshe, kreu i qeverisë, nga Washingtoni ka bërë të ditur se të enjten, gjatë seancës plenare, marrëveshja do të prezantohet në parlament për ratifikim.

Të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) për programin e energjisë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Kurti ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën.

“Marrëveshja me MCC-në që do të nënshkruhet sot, do t’i prezantohet për ratifikim Parlamentit nesër, unë dhe Rizvanolli nuk do të jemi të përballemi me opozitën, demokracia jonë ka nevojë për një ekonomi të pasur dhe për këtë Kosova është falënderuese për MCC-në”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zëri më i fortë, dhe Kosova ndan një lidhje të fortë së bashku me këtë vend.

Sipas Osmanit, kjo marrëveshje e ofron Kosovën dhe SHBA-në drejt një sistemi të inovacionit, dhe sipas saj, promovon gjithëpërfshirje.

Ndërkaq, MCC përmes një komunikate ka bërë të ditur se këto investime do të përshpejtojnë tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike, do të kultivojnë fuqinë punëtore të nevojshme për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës, do të stimulojnë praktikimin e barazisë gjinore në firma dhe do të rrisin përfaqësimin e grave në energji dhe sektorët e ngjashëm.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis ShBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken kishte njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe MCC-së

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika