Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili ka thënë se “Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i pavarësisë”.

Për shkak të kësaj deklarate, Çitaku i ka thënë Bislimit se ata janë bërë për keqardhje, pasi sipas nënkryetares së PDK-së, ata “e kanë mohuar Pavarësinë e Kosovës dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore. Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike”.

“Në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ikur përgjegjës lidhur me marrëveshjen për asociacionin nga ZvKM Bislimi” ka thënë Çitaku, duke e pyetur se “a doni t’i ndërroni fjalët për Asociacionin, njëjtë siç i keni ndërruar fjalët për çdo gjë deri më tani? A po të nxen gjumi?”.