Nënkryetarja Partisë Demokratike Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj qasjes  së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kjo e fundit të në seancën për gazin-lotsjellës premten e 10 shkurtit të vitit 2023, iu kishte drejtuar prokurorit me fjalët  “Dorëzohu, s’është vonë”.

“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas Çitakut, pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje, i dëshiron të gjithë të dorëzuar por nënkryetarja e PDK-së ka deklaruar se “kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”.

“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, ka përfunduar Çitaku.