Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, pasi kishte thënë se Kosova për herë të parë kishte shënuar përmbi 400 mijë punëtorë të regjistruar si rezultat i suksesit të politikave të tij.

“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani.  Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Më tej, ajo ka thënë se kryeministri Kurti po manipulon duke e përzier një të vërtetë me 10 të pavërteta.

“Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”, ka përfunduar Çitaku.