“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Më tej, ajo duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili para disa ditësh ka thënë që atij dhe qeverisë se tij nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita, ka thënë “Tashmë paska filluar “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti”.

Ajo ka shtuar se “kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi”.

“Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”, ka përfunduar Çitaku.