Çitaku i reagon VV’së: Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth një video që e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen e kësaj të fundit, duke kritikuar VV-në.

Çitaku ka thënë se VV-ja është ‘‘kampione e padiskutueshme’’ kur bëhet fjalë për propagandë.

Tutje, Çitaku ka deklaruar edhe se qeverisja e VV-së s’ka sjellë as zhvillim, shpresë e as mirëqenie, përkundrazi, ka shtuar ajo, qeverisja Kurti ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash.

“Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu. Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj”, ka shkruar Çitaku.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika