Çitaku ironizon më kërkesën e Vuçiqit: Kam dërguar një email në NASA, që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë
Nënkryetarja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Vlora Citaku, ka ironizuar me kërkesën presidenti serb, Aleksandr Vuçiq. Presidenti i Serbisë, Vuçiq gjatë mbrëmje të së enjtes bëri të ditur se do t’i dërgoj një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Vuçiqi zyrtarisht […]
Nënkryetarja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Vlora Citaku, ka ironizuar me kërkesën presidenti serb, Aleksandr Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq gjatë mbrëmje të së enjtes bëri të ditur se do t’i dërgoj një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.
Vuçiqi zyrtarisht do të kërkojë nga KFOR-i kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Ndërsa, kërkese ironike e Çitakut është se ka dërguar një email në NASA, dhe ka kërkuar që t’ia sigurojnë një udhëtim në Hënë.
“Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë”, ka shkruar Citkau në Facebook.
Citaku tha se “Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vuçiq”.















