Çitaku: Kosova do ta paguajë rëndë barrën e dështimit të procesit të dialogut

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova do ta paguajë rëndë barrën e dështimit të procesit të dialogut, dhe e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për arrogancë populiste në këtë proces

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se Kurti në Ohër kishte pranuar një marrëveshje që përfshin mosnjohjen reciproke dhe që ka në qendër Asociacionin, si dhe potencialin për autonomi politike.

Çitaku ka thënë se një situatë e tillë ku Kosova duket se është përgjegjëse për dështimin e procesit do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebok, Çitaku ka akuzuar kryeministrin Kurti për arrogancë e populizëm, duke thënë se është e rëndësishme të merret seriozisht me sfidat që vendi përballon në dialog.

“Një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë. Arroganca e frazeologjia boshe e populiste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington”, ka shkruar ajo.

Çitaku gjithashtu ka shtuar se Serbia është duke vazhduar me qëndrimin e saj tradicional në këtë proces dhe se fati i Serbisë nuk është shqetësimi kryesor i Kosovës.

“Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njëjtë edhe në Vjenë më vonë, e tash në Bruksel. Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre”, është shprehur ajo.

Sipas saj, Kosova duhet të merret me të ardhmen e saj evropiane dhe të punojë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika