Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës të premten, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Në një deklaratë për media, Çitaku ka thënë se Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot kanë kaluar 103 ditë nga 9 shkurti, janë 103 ditë të humbura për Kosovën, janë 103 ditë pa i adresuar hallet dhe problemet e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive, ne jemi të gatshëm që në çdo moment të hapim rrugë, kemi ofruar alternativa tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. edhe një herë bëjmë ftese për reflektim që të eci, tutje”, ka thënë Çitaku.